Tronditet bota e futbollit: Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo

0%

Futbolli është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të mesfushorit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, i cili ka vdekur në moshën 25-vjeçare, vetëm pak javë pasi përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2026.

Sipas raportimit të eNCA , Adams ka ndërruar jetë, ndërsa shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, ndonëse ekzistojnë dyshime që ai ka kryer vetëvrasje pasi sipas rrethit të tij të ngushtë, lojtari kishte kohë që vuante nga depresioni.

Policia e Afrikës së Jugut ka konfirmuar se ka nisur një hetim, pasi trupi i një 25-vjeçari u gjet të shtunën në mëngjes në një banesë në zonën Schotschekloof, në qendër të Kejptaunit. Adams aktivizohej me Mamelodi Sundoëns, ndërsa gjatë Kupës së Botës zhvilloi tri paraqitje me Kombëtaren e Afrikës së Jugut, e cila u eliminua nga Kanadaja në fazën e 1/16 së finales. Heartbreaking news.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

South Africa international and Mamelodi Sundowns midfielder Jayden Adams has sadly passed away at the age of 2,5, @SundayWorldZA confirm. 💔🇿🇦 Adams recently made his World Cup debut with South Africa and played a key role in Mamelodi Sundowns’ successful CAF… pic.twitter.com/NfRXLr57q7 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2026 Mesfushori iu bashkua Mamelodi Sundowns verën e kaluar, pasi u transferua nga klubi ku u formua si futbollist, Stellenbosch.

Pas debutimit me kombëtaren në vitin 2024, Adams u shndërrua shpejt në një lojtar të rëndësishëm për Afrikën e Jugut, duke lënë gjurmë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ai fitoi një vend në listën për Kupën e Botës falë paraqitjeve të mira me klubin në kampionatin Betway Premiership, ku kontribuoi në tre gola gjatë 37 ndeshjeve në të gjitha garat.

Lajmi bëhet edhe më prekës pasi Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut kishte bërë të ditur se Adams kishte luajtur në barazimin 1-1 ndaj Republikës Çeke vetëm një ditë pasi kishte humbur gjyshen e tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi