Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha tha se plaga e gjenocidit ndaj më shumë se 8.000 djemve dhe burrave të pafajshëm në Srebrenicë vazhdon të jetojë në ndërgjegjen kolektive të rajonit dhe të botës.
Hoxha përmes një video mesazhi në rrjetet sociale tha se në 31-vjetorin e gjenocidit, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të vërtetën, drejtësinë, kujtesën dhe dinjitetin njerëzor. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, nderojmë kujtimin e më shumë se 8.000 djemve dhe burrave boshnjakë të vrarë në korrik 1995.
Në 31-vjetorin e gjenocidit, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të vërtetën, drejtësinë, kujtesën dhe dinjitetin njerëzor. Kujtesa mbetet mburoja jonë më e fortë kundër mohimit, urrejtjes dhe përsëritjes së krimeve të tilla”, ka shkruar Hoxha.
