Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e fundit midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës kyç i konfliktit në muajt e fundit gjatë luftës në Lindjen e Mesme, ku u arrit “Memorandumi i Mirëkuptimit” SHBA-Iran i cili nuk zgjati gjatë.
“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe shprehën shqetësim të thellë për përshkallëzimet pavarësisht nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në qershor” , shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit në X.
Të dy ministrat, të cilët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt, thanë se konflikti i ripërtërirë nuk i shërben interesit të askujt dhe minon përpjekjet drejt paqes dhe stabilitetit rajonal.
