Emri i Kristian Shpendit vijon të jetë pjesë e zërave të afatit kalimtar, teksa sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij pozitive me fanellën e Çezenës gjatë sezoneve të fundit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga disa klube, ndërsa në kampin bardhezi shpresojnë që ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i Çezenës, Andrea Mançini, gjatë prezantimit të trajnerit të ri Alesandro Diamanti, ka folur edhe për të ardhmen e Shpendit, duke theksuar rëndësinë që ka sulmuesi për ekipin. Sipas tij, shqiptari është një futbollist me shumë cilësi dhe zëvendësimi i tij nuk do të ishte aspak i lehtë.
“Nga pikëpamja teknike nuk ka dyshime, është një lojtar shumë i fortë për këtë kategori dhe jemi me fat që sot e kemi te Çezena. Urojmë që të qëndrojë, pasi sulmues të tillë nuk është e lehtë që të gjend en”, tha ai.
Megjithatë, një largim i Shpendit mbetet një mundësi e hapur, pasi në rast të një oferte të rëndësishme ekonomike, Çezena mund të marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit për të përfituar financiarisht nga kartoni i tij.
