Do zgjidhen sekretari i ri dhe nënkryetarët e partisë, më 15 korrik

0%

Më 15 korrik do zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Njoftimi: Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.

Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora , do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite: 1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht: a-)Sekretarit të Përgjithshëm; b-)Nënkryetarëve të PD-së; c-)Sekretariatit të PD-së; d-)Komisionit të Apelimit të PD-së. 2-Të tjera. Ju falemnderit!

Burimi: Bota Sot