Godet Ferizaji, nënshkruan me portierin e skuadrës italiane

0%

Ferizaj ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri. Skuadra kosovare ka arritur marrëveshje me portierin lituanez Ovidijus Siaulys, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm. Siaulys në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrë italiane, Entella.

”Ferizaj me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me portierin lituanez Ovidijus Šiaulys, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri. Šiaulys vjen nga skuadra italiane Entella, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Lituanisë U21.

Me cilësitë, profesionalizmin dhe përvojën e fituar gjatë karrierës së tij, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar dhe një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë. ”, thuhet në njoftimin e Ferizajit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot