Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kanosur dy persona dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Dy ankues kanë deklaruar se pas një konflikti verbal janë kanosur nga i dyshuari. Gjatë incidentit, i dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit ndaj tij është sekuestruar një armë e tipit AK-47 së bashku me 11 fishekë. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë send tjetër i dyshimtë.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
