Marc Marquez konfirmoi formën e shkëlqyer në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke regjistruar kohën më të shpejtë në parakualifikueset e zhvilluara në Sachsenring. Piloti i Ducati Lenovo ndaloi kronometrin në .394, duke lënë pas Raul Fernandez dhe Fabio Di Giannantonio, ndërsa Alex Marquez u rendit i katërti.
Në dhjetëshen e parë u klasifikuan edhe Jack Miller, Ai Ogura, Marco Bezzecchi, Jorge Martin, Pedro Acosta dhe Franco Morbidelli. Ndërkohë, Enea Bastianini përfundoi i 11-ti, ndërsa Francesco Bagnaia zhgënjeu me vendin e 13-të, duke mbetur jashtë “Top 10” dhe duke u detyruar të kalojë nëpërmjet sesionit Q1.
Edhe pilotët e Honda, Luca Marini dhe Joan Mir, nuk arritën të siguronin një vend mes dhjetë më të shpejtëve. Kualifikueset zhvillohen sot në orën , gara Sprint në , ndërsa gara kryesore e Çmimit të Madh të Gjermanisë do të zhvillohet të dielën në orën .
