Shqiptari kujton dramën ndaj Argjentinës së Messit, deklaratë që

0%

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Blerim Xhemaili, aktualisht në rolin e analistit televiziv në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në SHBA dhe Kanada, ka kujtuar ndeshjen dramatike ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 2014, ku ai ishte protagonisti i një prej momenteve më të dhimbshme në historinë e futbollit zviceran.

Në 1/8 e finales së Kupës së Botës në Brazil, Zvicra u përball me Argjentinën e Lionel Messit. Helvetikët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyeshme, por në minutën e 117-të Ángel Di María shënoi golin e vetëm të takimit për fitoren 1:0 të Argjentinës. Në sekondat e fundit të vazhdimeve erdhi momenti që mbeti i paharruar.

Xhemaili goditi me kokë, topi u përplas në shtyllë, më pas në këmbën e tij dhe përfundoi jashtë portës, duke ia mohuar Zvicrës barazimin e madh. “Fatkeqësisht, kujtimi më i fortë është ai goditje me kokë. Në futboll ndodhin gjëra të tilla. Është një përvojë negative, por sporti shkruan histori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është një histori e imja dhe e Kombëtares së Zvicrës” , tha Xhemaili në një intervistë për ‘Blue Sport”. Ai pranoi se iu desh kohë për ta kaluar atë zhgënjim. “Ishte një situatë që kërkonte kohë për t’u përballuar. Megjithatë, jeta vazhdon dhe edhe unë vazhdova përpara.

E dija se kishim luajtur ndaj një skuadre të madhe me futbollistë të jashtëzakonshëm dhe se i kishim vënë në shumë vështirësi. Megjithatë, në atë moment të shembet e gjithë bota”. Xhemaili tha se nuk është kthyer shpesh me mendje te ai rast, pasi beson se pati shumë fat të keq. “Edhe pse them se në futboll nuk ekziston fati apo pafati, në atë rast gjithçka shkoi kundër meje.

Topi goditi shtyllën, pastaj gjurin tim dhe, në vend që të hynte në portë, përfundoi jashtë. Ishte një moment që nuk ishte në anën time”. Duke folur për Lionel Messin, ai bëri dallimin mes versionit të vitit 2014 dhe atij të sotëm. “Atëherë ishte ndoshta në kulmin e karrierës së tij, Messi më i mirë i të gjitha kohërave. Por edhe sot është i jashtëzakonshëm.

Është e mrekullueshme të shohësh se edhe në këtë moshë ai vazhdon të bëjë diferencën. Kushdo duhet ta shijojë mundësinë për të luajtur kundër një futbollisti të tillë.”. Para çerekfinales së Botërorit, Xhemaili beson se Zvicra ka shanse ndaj Argjentinës. “Po, absolutisht. Argjentina është një skuadër e madhe dhe duhet respektuar.

Ka futbollistë shumë cilësorë, por unë ende nuk jam plotësisht i bindur nga kjo skuadër. Ata kanë bërë gabime dhe kanë pësuar katër gola në dy ndeshjet e fundit. Edhe ne do t’i kemi mundësitë tona. Duhet t’i kontrollojmë mirë në mbrojtje, sepse përpara kanë potencial të jashtëzakonshëm.

Ashtu si në dy ndeshjet e fundit, objektivi ynë i parë duhet të jetë ta mbajmë portën të paprekur.” Ai pati fjalë të mëdha edhe për dy veteranët e Zvicrës, Granit Xhakën dhe Ricardo Rodriguezin. “Ata janë të jashtëzakonshëm. Nuk kanë qenë liderë vetëm për disa vite, por për më shumë se 15 vjet.

Edhe ndaj Kolumbisë më pëlqeu mënyra se si Ricardo Rodriguez i dha këshilla Miro Muheimit pasi hyri në lojë. Ky është një lider, edhe nëse nuk flet shumë. Ndërsa për Granit Xhakën nuk ka nevojë të thuhet shumë, për mua ai është futbollisti më i mirë zviceran i të gjitha kohërave”. Xhemaili, i cili gjatë këtij Botërori punon si analist për RSI dhe ‘Blick’, tha se e shijon shumë këtë rol.

“Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im. Më pëlqen të ndjek zhvillimin e kësaj Kombëtareje. Ky proces nuk ka nisur dje, por prej shumë vitesh, dhe është kënaqësi ta shohësh nga afër”.

Burimi: Bota Sot