A janë të rrezikshme rrezet X dhe CT-ja? Shpjegon radiologu

0%

Ekzaminimet me rreze X dhe tomografia e kompjuterizuar (CT) janë ndër metodat më të përdorura për diagnostikimin e shumë sëmundjeve, por shpesh shoqërohen me shqetësime të pacientëve për ekspozimin ndaj rrezatimit. Radiologu Ilir Ahmetxhekaj thotë se këto metoda janë të sigurta kur përdoren sipas indikacioneve mjekësore dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes nga rrezatimi.

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga Ahmetxhekaj shpjegoi se jo të gjitha ekzaminimet radiologjike përdorin rrezatim jonizues. “Rezonanca magnetike nuk shkakton rrezatim jonizues. Edhe ultrasonografia konsiderohet një metodë e sigurt për qëllime diagnostikuese. Rrezatimi jonizues përdoret te ekzaminimet me rreze X dhe te tomografia e kompjuterizuar”, tha ai.

Sipas radiologut, efektet e mundshme të rrezatimit njihen prej më shumë se një shekulli dhe pikërisht për këtë arsye mjekësia ka zhvilluar standarde të rrepta për mbrojtjen e pacientëve dhe stafit mjekësor. “Menjëherë pasi u zbuluan efektet e rrezatimit, filloi të zhvillohej edhe shkenca e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot ekzistojnë standarde të qarta që respektohen për të garantuar sigurinë e pacientëve dhe të personelit”, u shpreh Ahmetxhekaj. Ai theksoi se fakti që rrezet X dhe CT-ja përdorin rrezatim nuk do të thotë se pacientët duhet t’i shmangin këto ekzaminime kur ato rekomandohen nga mjeku. Sa herë mund të bëhet rezonanca magnetike?

Tregon radiologu Ilir Ahmetxhekaj “Nëse ekziston një rrezik i caktuar nga rrezatimi, kjo nuk do të thotë që ekzaminimet nuk duhet të kryhen. Ato duhet të përdoren brenda kufijve të rekomanduar dhe vetëm kur ka indikacion të qartë mjekësor”, tha radiologu.

Sipas tij, parimi kryesor në radiologji është që përfitimi diagnostik për pacientin duhet të jetë gjithmonë më i madh se ekspozimi ndaj rrezatimit. “Nëse dobia që marrim nga ekzaminimi është më e madhe se dëmi potencial nga rrezatimi, atëherë ai ekzaminim duhet të kryhet”, theksoi Ahmetxhekaj.

Radiologu shtoi se zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar që në shumë raste tomografia e kompjuterizuar të zëvendësohet me rezonancën magnetike, e cila nuk përdor rrezatim jonizues.

Radiologu Ilir Ahmetxhekaj: Sëmundjet që dikur preknin të moshuarit po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe te të rinjtë “Shfaqja e rezonancës magnetike ka bërë që përdorimi i tomografisë së kompjuterizuar të zvogëlohet në shumë raste, sidomos te pacientët që duhet të shmangin ekspozimin ndaj rrezatimit”, deklaroi ai.

Ahmetxhekaj theksoi se vendimi për kryerjen e një ekzaminimi radiologjik duhet të merret gjithmonë nga mjeku, bazuar në gjendjen klinike të pacientit dhe nevojën reale për diagnostikim. “Qëllimi ynë nuk është të ekspozojmë pacientët ndaj rrezatimit, por të zgjedhim metodën më të përshtatshme që na ndihmon të vendosim diagnozën dhe të fillojmë trajtimin në kohë”, përfundoi radiologu.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi