Parashikimi i motit për nesër me diell, temperaturat maksimale

0%

Nesër parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat më vonë, kryesisht në zonën veriperëndimore, veriore dhe verilindore (pranë kufirit), pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të pasdites, me shpejtësi prej 15-45 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com