SHBA-ja i vendos sanksione të reja Iranit pas sulmeve ndaj anijeve

0%

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të premten i vendosi sanksione të reja Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit më herët këtë javë. Sanksionet janë masat më të reja në një varg veprimesh hakmarrëse nga Shtëpia e Bardhë për këto sulme.

Ato vijnë në kohën kur administrata amerikane po synon që ta shtojë presionin ndaj regjimit iranian, përderisa përpjekjet diplomatike po ngecin. Shtetet e Bashkuara më herët këtë javë kryen bombardime ndaj caqeve iraniane dhe shfuqizuan një licensë me të cilën Iranit i mundësohej shitja e naftës pa sanksione, raporton televizioni CNN .

Të premten, presidenti Trump përsëri deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit ShBA – Iran ka marrë fund, por shtoi se bisedimet me Teheranin do të vazhdojnë. Në shënjestër të sanksioneve të reja është Ali Ansari, për të cilin Departamenti i Thesarit tha se “mbikëqyr një rrjet të gjerë global të aseteve në dobi të liderit të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe pjesës tjetër të elitës së regjimit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sanksionet e reja gjithashtu godasin “shtëpi kyçe iraniane të këmbimit që qarkullojnë miliarda dollarë në vit në emër të bankave të sanksionuara iraniane”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com