Policia dhe Dogana sekuestrojnë 36 orë dore të padeklaruara në pikën

0%

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë gjetur 36 orë dore të padeklaruara në bagazhin e një automjeti me targa të huaja, me drejtues po ashtu shtetas të huaj. Më , ata ndalën këtë automjet në hyrje të Republikës së Kosovës, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit duke parandaluar kështu kontrabandimin me mallra.

“Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave”- thuhet në njoftimin e policisë.

Organet e rendit thonë se mbesin të përkushtuar që në bashkëpunimin me Doganën e Kosovës dhe me të gjitha institucionet tjera relevante të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo