Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me

0%

Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: Ka qenë një mënyrë e mirë për ta risjellë në pah thesarin artit pamor të Kosovës, tash në kushte të përmirësuara me projektin prej 1.7 milion eurosh në objektin e viteve ‘30 të shekullit të kaluar.

“Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të tashmen e njëjtë” është titulli i ekspozitës e cila ofron një dialog gjeneratash, e që vjen si festë e finalizimit të rinovimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Shtron pyetje mbi kohën, kujtesën dhe mënyrën se si peizazhi është përdorur si gjuhë e heshtur e rezistencës.

Tash e sa vjet edhe koleksioni i GKK-së, që ka arritur në mbi një mijë e 200 vepra, u ka rezistuar kushteve joadekuate. Rinovimi i Galerisë është edhe “rinovim” për një thesar si ky Ekspozita kolektive “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të tashmen e njëjtë”, përmes dialogut midis veprave historike dhe artit bashkëkohor, trajton peizazhin si hapësirë kujtese, identiteti dhe rezistence.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëkohësisht ka inauguruar objektin e rinovuar të institucionit, i cili është hapur të enjten mbrëma pas mbi një viti sa ka qenë në renovim. Paraqitja e rrëfimit artistik në veprat e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës nuk nis si rrëfim linear i historisë së artit, por shtron pyetje mbi kohën, kujtesën dhe mënyrën se si peizazhi është përdorur si gjuhë e heshtur e rezistencës.

Kështu, pas më shumë se një viti me dyer të mbyllura për shkak të renovimit, Galeria Kombëtare e Kosovës është rikthyer me ekspozitën që e vendos në dialog trashëgiminë artistike të vendit me artin bashkëkohor, duke inauguruar njëkohësisht objektin e rinovuar dhe hapësirat e reja për ruajtjen e koleksionit.

Ekspozita e kuruar nga Hana Halilaj, lexon historinë e artit pamor në Kosovë përmes peizazhit, jo si motiv estetik, por si formë e koduar e shprehjes artistike. Dialogu prej veprave të viteve ’70 deri më sot Për festën e rihapjes, Galeria ka zgjedhur të ndërtojë dialogun me vepra të koleksionit të përhershëm dhe praktikave bashkëkohore artistike.

U takojnë viteve ‘70 e deri në ditët e sotme. Në shpjegimin kuratorial, Hana Halilaj ka shkruar se titulli i ekspozitës është marrë nga eseja e filozofit gjerman, Ernst Bloch – “Mosnjëkohësia dhe detyrimi ndaj dialektikës së saj”, duke iu referuar idesë se kohë të ndryshme historike bashkëjetojnë brenda së tashmes.

Pikërisht këtë e materializon ekspozita: koleksioni nuk paraqitet si arkiv i mbyllur, por si një konstelacion rrëfimesh që vazhdojnë të dialogojnë me të tashmen. Madje edhe në podrumin ku tash ruhet koleksioni i GKK-së.

Vepra “Paradiso” e Sislej Xhafës e pret publikun në oborrin e Galerisë si ftesë për t’u ulur në karriget prej plastike rreth tavolinës së të njëjtit material (Foto: ZKM) Në tekstin kuratorial argumentohet se gjatë periudhës kur Kosova kishte statusin e krahinës autonome brenda Jugosllavisë socialiste, shprehja e drejtpërdrejtë politike ishte e kufizuar.

“Në këtë rrethanë, rikthimi i vazhdueshëm te fushat idilike, malet, fshatrat dhe viset rurale mbante brenda vetes një pohim të heshtur, por këmbëngulës, të pranisë. Brenda këtyre imazheve, peizazhi vepron si një sipërfaqe e koduar, përmes së cilës përkatësia merr formë politike”, shkruhet aty. Halilaj ka thënë se pikënisje e ekspozitës është tematika e peizazhit.

“Po e rihapim Galerinë me një ekspozitë me vepra nga koleksioni i Galerisë, duke filluar me disa nga veprat më të hershme në koleksion duke marrë si pikënisjen tematikën e peizazhit.

Në kontekst të ekspozitës, duke e lexuar më shumë si një qëndrim politik ose një rezistencë krahas kontekstit në të cilin gjendej Kosova në vitet ’70 e ’80 si provincë në ish-Jugosllavi, e më pas peizazhit gjatë viteve ’90 e edhe paslufte dhe deri më tash.

Përveç artistëve më të vjetër në praktikë që janë pionierë të artit modern në vend, sjell edhe disa praktika bashkëkohore të artistëve të rinj që sjellin pikëpamje ndryshe”, ka thënë ajo. Për festën e rihapjes, Galeria ka zgjedhur të ndërtojë dialogun me vepra të koleksionit të përhershëm dhe praktikave bashkëkohore artistike.

U takojnë viteve ‘70 e deri në ditët e sotme (Foto: ZKM) Investim në kujtesën kolektive Në ceremoninë e rihapjes, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka lidhur këtë zhvillim me historinë e rezistencës së artistëve shqiptarë gjatë viteve të represionit.

“Gjatë viteve ‘90, pushteti serb i largoi artistët shqiptarë nga institucionet ku kishin punuar dhe ku kishin ekspozuar deri atëherë. Jeta artistike u zhvendos në hapësira të pazakonta për zhvillimin e jetës artistike, por edhe asaj intelektuale, kryesisht në kafene. Një prej tyre ishte edhe ‘Hani i Dy Robertëve’ ku organizoheshin ekspozita, promovime librash, por edhe shumë diskutime.

Këto vite tregojnë se sa këmbëngulëse ishte jeta artistike edhe nën masa të represionit”, ka thënë ajo. Ka kujtuar edhe pasojat e luftës sa i përket skenës artistike. “Gjatë luftës u dogjën shumë atelie dhe u shkatërruan një numër i madh i veprave artistike. Me to humbën edhe skica, dorëshkrime, dëshmi dhe pjesë të historisë së artit tonë pamor, të cilat fatkeqësisht nuk mund të rikthehen.

Humbje të tilla e bëjnë edhe më të qartë pse ruajtja e koleksionit është kaq e rëndësishme, prandaj zgjerimi i Galerisë me 400 metra katrorë të rinj krijon për herë të parë hapësirën e nevojshme për ruajtjen dhe konservimin e koleksionit si dhe për studimin e tij të mirëfilltë”, ka thënë Haxhiu më tej.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konsideruar se investimi në Galeri nuk është vetëm investim në infrastrukturë. Sipas tij, renovimi ka sjellë përmirësim të kushteve të ekspozimit dhe mbi 300 metra katrorë hapësirë të re depozituese.

“Investimi në Galerinë Kombëtare nuk është thjesht investim në një ndërtesë, është investim në kujtesën tonë kolektive, në artistët tanë dhe në brezat që do të vinë pas nesh. Projekti i renovimit ka përfshirë përmirësimin e tërësishëm të infrastrukturës së Galerisë, duke krijuar kushte bashkëkohore për ekspozim, ruajtje dhe menaxhim të koleksionit.

Një komponent i rëndësishëm e këtij transformimi është edhe shtimi i rreth 300 metra katrorë hapësirë të re depozituese”, ka thënë ai. Derisa disa nga institucionet më të rëndësishme kulturore mbesin ende të mbyllura nga renovimi, si Teatri Kombëtar e Muzeu, sipas Kurtit, kultura nuk mund të zhvillohet pa hapësira të përshtatshme për krijim.

“Kjo rihapje është përfundim i një procesi të renovimit, është dëshmi e një bindjeje të qartë se kultura nuk mund të zhvillohet pa infrastrukturë të denjë, sikurse që arti nuk mund të ruhet, prezantohet dhe zhvillohet pa hapësira të përshtatshme për krijim, ekspozim dhe konservim.

Ky investim në vlerë prej më shumë se 1.6 milion eurosh është provë se ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës së skenës kulturore nuk është luks, por domosdoshmëri”, ka thënë ai. Zëvendësuesja e drejtores së Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani, e ka cilësuar këtë si një moment historik për institucionin. “Sot shënojmë një moment të rëndësishëm për institucionin tonë.

Pas më shumë se katër dekadash, Galeria Kombëtare e Kosovës rihap dyert e saj duke rihapur një kapitull të ri në historinë e saj institucionale dhe kulturore. E themeluar në vitin 1979 si institucion qendror i artit pamor në vend, Galeria ka qenë gjithmonë një hapësirë e kujtesës, e dialogut, e artit në Kosovë.

Nëpërmjet saj janë prezantuar breza të tërë artistësh dhe është krijuar një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore”, ka thënë Gojani. Rihapja është shoqëruar edhe me inaugurimin e depos së re për ruajtjen dhe konservimin e koleksionit, i cili për herë të parë është bërë pjesë e përvojës ekspozuese.

Vizitorët mund ta shohin këtë hapësirë përmes vizitave të udhëhequra, ndërsa veprat do të lëvizin vazhdimisht ndërmjet depos dhe galerive kryesore. Rihapja është shoqëruar edhe me inaugurimin e depos së re për ruajtjen dhe konservimin e koleksionit, i cili për herë të parë është bërë pjesë e përvojës ekspozuese.

Vizitorët mund ta shohin këtë hapësirë përmes vizitave të udhëhequra, ndërsa veprat do të lëvizin vazhdimisht ndërmjet depos dhe galerive kryesore (Foto: ZKM) Thirrje, kritikë e homazhe Ndër veprat që tërheqin vëmendjen është instalacioni i Petrit Halilajt, dy kostume monumentale të ndërtuar nga qilima të vjetër dhe materiale të reja, të realizuar bashkë me nënën e tij, Shkurte Halilaj.

“Si shumë punë të tjera, kjo punë është e ndërlidhur me historinë personale timen dhe të Kosovës. Ka udhëtuar goxha larg. Herën e parë e kam bërë mu në Prishtinë në vitin 2012 kur kam qenë i ftuar në shkollën verore te Stacion Qendrës për Art Bashkëkohor. Këta janë qilima të vjetër, bashkë me materiale të reja që krijojnë një kostum në të cilin unë mund të hy”, ka thënë Halilaj për KOHËN.

Vepra me titull “Do you realize there is a rainbow even if it’s night!?” e cila ka qenë pjesë e Bienales së Venecias më 2017 dhe më pas është ekspozuar në Meksikë, është një lloj homazhi për ish-Muzeun e Natyrës në Prishtinë dhe njëkohësisht, një kritikë ndaj humbjes së mijëra eksponateve të tij.

“I dedikohet ish-Muzeut të Natyrës që nuk ekziston më në Prishtinë, por që një pjesë e vogël e kafshëve dhe insekteve të dëmtuara dhe të humbura janë ende në Muzeun e Kosovës.

Fatkeqësisht është edhe një thirrje për transformim, por edhe një thirrje e kritikë institucionale ndaj një muzeu ku, është shumë e drejtë që Muzeu Etnologjik ekziston, por në atë vend, ka qenë Muzeu i Natyrës dhe ka pasur mbi dy mijë eksponate të ndryshme, që sot është e pamundur të rigjenden”, ka thënë Halilaj.

Në katin sipër, Alban Muja prezantohet me veprën “Why Kamza”, instalacion i përbërë nga dy video të vendosura përballë njëra-tjetrës dhe një pikturë që trajtojnë transformimin urban të Kamzës pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

“Pasi që tema ishte rreth peizazhit dhe lidhjeve direkte ose indirekte të viteve ’70 kur si ide e koncept kryesor ka qenë peizazhi, për shkak të hapësirave të limituara për shprehje si pasojë e rrethanave politike, kemi vendosur të ekspozojmë këtë vepër. Thirret ‘Why Kamza’.

Është një vepër që ndahet në dy kanale videosh, të ekspozuara ballë për ballë dhe një pikturë që po ashtu trajton të njëjtën temë”, ka thënë Muja. Përmes ndryshimit të peizazhit dhe shfaqjes së pafundme të mobilerive përgjatë rrugëve, artisti flet për migrimin, kapitalizmin e pakontrolluar dhe ekonominë informale.

“Tema flet për ndryshimin e peizazhit në një qytezë afër Tiranës, Kamza, kur pas rënies së komunizmit zhvendoset popullsia aty me idenë që jeta e tyre do të përmirësohet pasi janë më pranë Tiranës, por ajo që zhvillohet paralelisht, është ndërtimi i bizneseve, që janë mobileritë, që flet si fenomen yni shqiptar, si andej, si këndej, por edhe si një trajtim që shpesh është keqpërdorur kushtimisht, për shpëlarje parash”, ka shpjeguar artisti Alban Muja.

Ndër veprat që tërheqin vëmendjen është instalacioni i Petrit Halilajt, dy kostume monumentale të ndërtuar nga qilima të vjetër dhe materiale të reja, të realizuar bashkë me nënën e tij, Shkurte Halilaj (Foto: KOHA) Vepra “Paradiso” e Sislej Xhafës e pret publikun në oborrin e Galerisë si ftesë për t’u ulur në karriget prej plastike rreth tavolinës së të njëjtit material.

Midis saj, një ombrellë, e krejt instalacioni i ndriçuar nga dritat e formësuara për emrin e veprës, kanë bërë që vepra e 2003-s të kthehet për publikun. “Vepra është e bërë në vitin 2003 dhe thirret ‘Paradiso’. Përndryshe nuk është e komisionar në raport ekonomik, por thjesht e komisionuar në aspektin e konceptit të ekspozitës që Hana ka shprehur dëshirë të ekspozohet këtu.

Dhe unë jam kënaqur që e ka zgjedhur këtë vepër ngase është vepër komplekse dhe në këtë vend rri perfekt”, ka thënë Xhafa.

Ekspozita mbledh në një hapësirë emra të disa brezave të artit të Kosovës si: Adem Kastrati, Agim Çavdarbasha, Agim Rudi, Alban Muja, Alije Vokshi, Bedri Emra, Bora Baboçi, Brilant Milazimi, Budim Berisha, Doruntina Kastrati, Driant Zeneli, Driton Hajredini, Esat Valla, Ëngjëll Berisha, Fatmir Krypa, Feriha Rada, Gjelosh Gjokaj, Halil Muhaxhiri, Hamdi Bardhi, Hilmija Çatoviq e Hyrije Krypa.

Gjithashtu janë të ekspozuara edhe veprat e artistëve: Hysni Krasniqi, Ibrahim Ponosheci, Isa Alimusaj, Jakup Ferri, Kadrush Rama, Lala Meredith Vula, Masar Caka, Muslim Mulliqi, Nebih Muriqi, Nimon Lokaj, Petrit Halilaj, Rexhep Ferri, Rexhep Goçi, Rudina Xhaferi, Simon Shiroka, Sislej Xhafa, Tahir Emra, Valbona Zherka, Violeta Xhaferi, Vlada Radoviq, Xhevdet Xhafa dhe Zake Prelvukaj.

Rrugëtimi nëpër vepra artistike i publikut u shoqërua me performancë muzikore nga DJ e producentja, Oda Haliti.

Burimi: Koha