Kosova U-17 nis përgatitjet në Skenderaj

0%

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore në Skenderaj, në prag të BVA Kampionatit Ballkanik U17, i cili do të zhvillohet nga 21 deri më në Ferizaj.

“Nën drejtimin e përzgjedhësit Ylli Kadriu dhe ndihmësve Kastriot Azemi e Trendelina Gashi, sot u zhvillua dita e parë e grumbullimit, e karakterizuar me dy seanca stërvitore – një paradite dhe një pasdite. Që nga dita e parë, fokusi i stafit teknik është përqendruar në harmonizimin sa më të mirë të skuadrës, duke punuar intensivisht në aspektin teknik, taktik dhe fizik.

Volejbollistet treguan përkushtim dhe energji të lartë në stërvitjet e para, duke krijuar një atmosferë pozitive në kampin përgatitor. Në këtë fazë janë grumbulluar 16 volejbolliste, ndërsa pas përfundimit të përgatitjeve, shtabi teknik do të përcaktojë listën përfundimtare prej 14 lojtareve që do ta përfaqësojnë Kosovën në BVA Kampionatin Ballkanik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grumbullimi dhe stërvitjet në Skenderaj do të vazhdojnë deri më 19 korrik, ndërsa më pas kombëtarja do të zhvendoset në Ferizaj, ku do të zhvillojë fazën e fundit të përgatitjeve para fillimit të garës. Pikërisht në Palestrën “Bill Clinton” do të zhvillohet BVA Kampionati Ballkanik U17, ku Kosova do të ketë privilegjin ta presë këtë ngjarje të rëndësishme rajonale para publikut vendas.

Federata e Volejbollit e Kosovës u dëshiron suksese volejbollisteve dhe stafit teknik në këtë fazë përgatitore, me besimin se puna dhe angazhimi i tyre do të reflektohen me paraqitje dinjitoze në arenën ballkanike”, ka njoftuar FVK.

Burimi: Bota Sot