Dyshohet se kërcënoi nënën me thikë derisa flinte, 43-vjeçari thotë

0%

Një rast tejet shqetësues është raportuar në fshatin Soponicë të Kaçanikut, ku një 43-vjeçar me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka kanosur nënën e tij me thikë dhe më pas ka shprehur synimin për të siguruar një armë automatike për ta vrarë familjen.

Burimet e medias bëjnë të ditur se i dyshuari është G.T., rreth 43-vjeçar, ndërsa viktimë në këtë rast është nëna e tij, N.T., rreth 66-vjeçare. Sipas hetimeve fillestare, gjatë natës mes 8 dhe 9 korrikut, i dyshuari dyshohet se ka marrë një thikë të gjatë dhe ka hyrë në dhomën ku nëna e tij ishte duke fjetur së bashku me gruan e axhës, duke ia drejtuar thikën në mënyrë kërcënuese.

Po sipas burimeve, më herët gjatë mbrëmjes së 8 korrikut, ai kishte hyrë sërish në dhomë me të njëjtën thikë në dorë dhe u kishte kërkuar të largoheshin nga aty.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja mori përmasa edhe më shqetësuese gjatë ditës së 9 korrikut, kur, sipas dëshmisë së një familjareje, i dyshuari kishte deklaruar se kishte shkuar te një fqinj për t’i kërkuar një kallashnikov, me qëllim që, sipas pretendimeve, “ta vriste të gjithë familjen”.

Burimet e medias bëjnë të ditur se Policia ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosja”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot