Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka zbuluar një nga dëshirat e tij më të mëdha në Kupën e Botës, duke ëndërruar një finale ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës. Talenti i Barcelonës ka bërë të ditur se nëse La Roja arrin deri në ndeshjen finale, ai do të dëshironte përballjen me ekipin e Lionel Messit, ndërsa synimi i tij kryesor mbetet ngritja e trofeut më prestigjioz në futboll.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Yamal u pyet për lojtarin me të cilin do të dëshironte të shkëmbente fanellën pas një ndeshjeje. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por domethënëse: “Me Messin”. Kur u pyet se cilën kombëtare do të dëshironte të kishte përballë në finale nëse Spanja arrin deri në fund të turneut, talenti spanjoll nuk hezitoi: “Argjentinën”.
Pavarësisht moshës së re, Yamal ka treguar ambicie të mëdha, por ka insistuar se asnjë premtim individual nuk ka rëndësi përballë objektivit kryesor, fitimit të Kupës së Botës. E pabesueshme! Klubi ia ndalon yllit të Belgjikës që të luajë ndaj Spanjës në Kupën e Botës Botërori në Amerikën e Veriut ka sjellë shumë surpriza, me disa lojtarë që kanë shpërthyer në skenën ndërkombëtare.
I pyetur për befasinë më të madhe të turneut deri tani, Yamal përmendi heroin e Marokut, Ismael Saibarin./ Telegrafi
