Shpërndaje në: Kampioni në fuqi i turneut prestigjioz të tenisit, “Wimbledon”, Jannik Sinner, ka bërë paraqitje mbresëlënëse dhe e eliminoi tenistin serb, Novak Gjokoviq, në meçin që zgjati 2 orë e 21 minuta. Sinner fitoi të premten dhe i është bashkuar në finale tenistit të Gjermanisë, Alexander Zverev. Sinner nuk lejoi befasi dhe fitoi 3:0 në sete, me rezultat identik 6:4.
Italiani Sinner është i pari në renditjen botërore te tenistët dhe favorit për të triumfuar në turneun e fushave me bar. Për italianin ishte fitorja e 99-të në ndeshjet e turneve Grand Slam dhe në finale të ngjarjeve madhore paraqitet për herë të shtatë. Zverevi e eliminoi Arthur Feryn e Britanisë së Madhe, 7:6, 6:2 dhe 6:4.
