Shpërndaje në: “Messi nuk vrapon”, është titulli i gazetës së madhe spanjolle “AS” në shkrimin e gjatë për superyllin argjentinas, Lionel Messi. Mediumi spanjoll ka publikuar statistikat për distancën e mbuluar nga Messi në ndeshjet e Kupës së Botës. Messi deri tani ka mbuluar 35.87 kilometra në pesë ndeshje, që është 6.88 kilometra për ndeshje. Ai vetëm një ndeshje nuk e pati të plotë.
Gjëja më e jashtëzakonshme është se ai ka ecur 4.41 kilometra për ndeshje. Kundër Egjiptit i mbuloi 8.28 kilometra dhe ndaj Austrisë i kishte 7.9 kilometra mbulim distance në fushë. Janë shifra shumë të ulëta për një futbollist, sidomos në ndeshje të rëndësishme. Ai në statistika është poshtë edhe në sprinte, me mesatare prej 23 sprinteve për ndeshje.
I ka mbuluar vetëm 631 metra në shpejtësi maksimale deri tani në këtë turne. Pavarësisht kësaj, Messi ka realizuar tetë gola dhe ka vendosur shumicën e ndeshjeve.
