Serbia ndalon dy të dyshuar për sabotim në Gjermani, dyshohet se kanë

0%

Gjykata e Lartë në Suboticë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për planifikimin e një akti sabotimi në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se ata kanë lidhje me shërbimin sekret rus.

Lajmin e ka konfirmuar kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë bërë të ditur akuzat konkrete ndaj tyre dhe as identitetin e plotë të personave. Sipas gazetës gjermane Bild, dy të dyshuarit janë agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të cilët dyshohet se kishin planifikuar vendosjen e lëndëve shpërthyese në Gjermani.

Gjykata bëri të ditur se personave me inicialet B.D. dhe Gj.S. u është caktuar paraburgimi deri më 10 gusht, ndërsa vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm. Ata ndodhen në paraburgim që nga 12 qershori, ndërsa në korrik masa e sigurisë u është zgjatur edhe për një muaj. Gjykata e Lartë në Suboticë deklaroi se nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të hetimeve në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, e cila po udhëheq hetimet, nuk kanë dhënë koment për rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com