Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me

0%

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot