Shpërndaje në: Mbrojtësit Zeno Debast, që paraqitet te Belgjika, i është ndaluar paraqitja ndaj Spanjës në ndeshjen çerekfinale të Botërorit që zhvillohet sonte nga ora . 22-vjeçari ende nuk ka luajtur në këtë Kupë të Botës, pasi u lëndua në fund të kampionatit në Portugali. Ai u kthye në stërvitje në fund të qershorit dhe kishte shpresë se do të ishte i gatshëm për lojë në fazën nokaut.
Por, Federata belge ka hasur në kundërshtim nga Sportingu, që ka thënë se Debast nuk do të luajë deri sa të jetë 100 për qind i gatshëm. “Zeno Debast nuk do paraqitet në çerekfinale. Klubi i tij, Sportingu, ka informuar se lojtari nuk është i gatshëm plotësisht për lojë. Ky vlerësim është ndryshe nga ai i stafit mjekësor të ‘djajve të kuq’, autoriteteve mjekësore dhe të sigurisë të FIFA-s.
Zeno po stërvitet individualisht dhe është në mbikëqyrje të departamentit të performancës së Federatës belge”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Belgjikës. Debast ka 26 paraqitje për Belgjikën dhe ishte pjesë e përfaqësueses edhe në Botërorin 2022.
