Xhaka kujton ndeshjen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës

0%

Shpërndaje në: Granit Xhaka ishte pjesë e Zvicrës në ndeshjen ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2014. Ai ka thënë se ka kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë. “Nga viti 2014 kam kujtime të shkëlqyera pasi ishte Botërori im i parë. Kemi luajtur mirë dhe për fat të keq kemi pranuar gol në fund. Blerimi duhej ta shënonte atë gol në fund. Është gjë e mirë që jam ende këtu me Ricardo Rodriguezin.

Futbolli është zhvilluar në Zvicër. Ricci është person i qetë që gjithmonë është përgjigjur në fushë. Ricci është person i veçantë. Të dy i kemi mbi 140 paraqitje. Ricci është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, është shprehur Xhaka.

Burimi: Koha