E pabesueshme! Klubi ia ndalon yllit të Belgjikës që të luajë ndaj

0%

Kombëtarja e Belgjikës është përballur me një situatë të pazakontë para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Spanjës, pasi një nga futbollistët e saj nuk do të lejohet të aktivizohet për shkak të vendimit të klubit të tij. Belgjika do të përballet me kampionen e Evropës në stadiumin ‘SoFi’ në Los Anxhelos, por përzgjedhësi Rudi Garcia nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Zeno Debast.

Mbrojtësi 22-vjeçar u përfshi në listën prej 26 lojtarësh për Botërorin, edhe pse ishte në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kofshë. Ai nuk ka luajtur që nga muaji maj dhe mungoi në katër ndeshjet e para të turneut. Debast ishte në bankën rezervë në fitoren bindëse 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në fazën e 1/8 së finales, por nuk u aktivizua.

Belgjika shpresonte që ai të ishte i gatshëm për fazën vendimtare të turneut, por Sporting Lisbona ka vendosur të mos e lejojë futbollistin të zbresë në fushë, duke vlerësuar se ai ende nuk është në gjendjen e duhur fizike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky vendim do t’ia mohojë mbrojtësit mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në një ndeshje të Kupës së Botës, pavarësisht se së fundmi kishte shprehur optimizëm se do të rikthehej pas fazës së grupeve.

FIFA mund të detyrohet të marrë një vendim të madh para duelit Angli – Norvegji Debast numëron 26 paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvilloi në muajin mars, kur shënoi në një miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara. Ai ishte pjesë e skuadrës belge edhe në Kupën e Botës “Katari 2022”, por nuk arriti të debutonte në atë turne.

Që prej transferimit nga Anderlechti te Sportingu në vitin 2024, Debast ka zhvilluar 72 ndeshje me klubin portugez./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi