Zjarret në Francë marrin hov të madh, zjarrfikësit përballen me

0%

Vatra të shumta zjarri kanë shpërthyer në disa zona të Francës të premten, ndërsa vala e fuqishme e të nxehtit ka nxitur përhapjen e flakëve dhe ka vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve. Zjarre të reja janë regjistruar në Marsejë, duke rrezikuar banesa, si dhe në departamentet Loire-Atlantique në perëndim dhe Lot në jugperëndim të vendit, raporton Anadolu, transmeton Sinjali.

Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë dhe u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonat e prekura nga zjarret. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë përparim në vënien nën kontroll të disa prej vatrave më të mëdha të zjarrit. Në Francën qendrore, një zjarr në departamentin Indre, i cili dogji rreth 900 hektarë tokë, është vënë nën kontroll pas disa ditësh përpjekjesh.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar dhe as shtëpi të shkatërruara, por kanë paralajmëruar se rreziku i rindezjes së zjarrit mbetet ende i pranishëm. Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78 mijë hektarë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com