Një ngjarje e rëndë, e cila për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Mynihut, ku një shtetas serb 61-vjeçar u shpëtua mrekullisht pasi u tërhoq nga forca e ajrit kur u thye një dritare e avionit në mes të udhëtimit.
Sipas një ankese të publikuar në mediumin grek rthess.gr , gjatë fluturimit është dëgjuar një zhurmë e fortë, ndërsa më pas është thyer një nga dritaret e avionit. Si pasojë, kabina u çpresionua dhe në bord u krijuan momente paniku.
Sipas dëshmisë së pasagjerit që raportoi ngjarjen, 61-vjeçari u mbajt fillimisht nga bashkëshortja e tij dhe më pas nga pasagjerë të tjerë, të cilët ndihmuan për ta tërhequr sërish në kabinë, ndërsa maskat e oksigjenit kishin rënë automatikisht. Pas incidentit, piloti ndryshoi kursin dhe e ktheu avionin në aeroportin e Selanikut.
Pasagjerja e huaj që ishte ulur pranë dritares së thyer është marrë nga një ambulancë e EKAB-it dhe është dërguar në spitalin “AHEPA” me lëndime në qafë. Ndërkohë, sipas raportimeve, edhe një grua shtatzënë nga i njëjti fluturim është dërguar në Spitalin Ippokrateio në Selanik, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Pas një ekografie, ajo është larguar nga spitali pasi nuk është konstatuar asgjë shqetësuese. Për incidentin ka reaguar edhe presidenti i POEDIN-it, Michalis Giannakos, i cili e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi që për pak u shmang. “Një tragjedi pothuajse e plotë në një fluturim aeroplani. Një dritare u thye dhe trupi i një pasagjeri u ngrit në ajër.
Gruaja e tij e mbajti dhe ai u dërgua në AHEPA. Aktualisht, një burrë 61-vjeçar serb ndodhet në AHEPA me djegie nga fërkimi që pësoi gjatë një fluturimi avioni për në Mynih. U thye xhami i avionit, trupi i tij doli në ajër dhe gruaja e tij e mbajti nga këmbët për pesë minuta për ta penguar të largohej. Me ndihmën e shumë pasagjerëve, ata arritën ta tërhiqnin në kabinë.
Aeroplani u ul në Selanik, ndoshta një ulje emergjente, dhe pasagjeri i lënduar u dërgua në AHEPA. Aktualisht 61-vjeçari është në gjendje shoku, i vetëdijshëm dhe ka djegie nga fërkimi”, ka deklaruar Giannakos. Panik në fluturimin për Munih, copat e motorit thyejnë dritaren e avionit – aeroplani kthehet në Selanik Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
