“Haaland-mania” pushton Kupën e Botës

0%

Shpërndaje në: Erling Haaland është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Por vëmendja rreth tij ka arritur kulmin, ndërsa Norvegjia po përgatitjet për ndeshjen më të madhe në histori – çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë. Te 25-vjeçari janë shpresat e gjithë vendit, ndërsa sulmuesi duket që që po e shijon çdo moment të Botërorit.

Dhe shkalla e obsesionit është vështirë të mos vihet re. “Një gjë që mund të bëni sot… kërkoni emrin tim në ‘Google’”, shkroi Haaland në rrjetet sociale. Nëse e shkruani emrin e Haalandit në “Google”, shfaqet festa “Viking Row”, tani ikonike, e kompletuar me rrahjen e daulleve, që është bërë kolona zanore e performancës së jashtëzakonshme të Norvegjisë në Botëror.

Pas 28 vjetësh larg Botërorit, kualifikimi i Norvegjisë e ka kthyer Haalandin në fytrën e përfaqësueset autsajdere që megjithatë e eliminoi Brazilin dhe rrëmbeu edhe zemrat e tifozëve që rrallë shikojnë futboll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga videot e gjeneruara nga intelegjenca artificiale të Haalandit duke udhëhequr një ushtri vikingësh kundër Anglisë, deri te videot dhe fotografitë e llojllojshme, nuk ka dyshim që sulmuesi gjigant është bërë një nga njerëzit më të njohur në planet.

Me miliona ndjekës në mediat sociale, kënga virale “Haaland” ka dominuar “memet”, videot me momente kryesore dhe ato festive e të argëtimit në Kupën e Botës. Nuk ka shmangie nga vëmendja e madhe e mediave as në bazën stërvitore të Norvegjisë, ku numri i kamerave dhe gazetarëve është i pabesueshëm.

“Mendoj se është konferenca më e madhe për shtyp deri më tani”, tha mesfushori Morten Thorsby, ndërsa shikonte përreth në turmën e mbushur me gazetarë. Haaland pranoi se suksesi me Norvegjinë e ka zënë në befasi. “Nuk e prisja fare këtë. E kam thënë shumë herë. Edhe para ndeshjes me Brazilin nuk e prisja. Të jem në çerekfinale me Norvegjië është goxha befasuese.

Madje edhe për mua”, ka thënë superylli. “Vetëm të jem në gjendje të luaj në Kupën e Botës është nder i madh dhe ishte qëllim i madh për karrierën time. Të jem këtu me shokët norvegjezë dhe të luaj ndaj ekipeve më të mira në botë, është vërtetë e veçantë”, ka shtuar Haaland.

Pavarësisht paraqitjeve historike, bashkëlojtarët flasin më shumë për thjeshtësinë e Haalandit se sa për synimet e tij. Kristian Thorstvedt e ka përshkruar atë më shumë si shembull se si person të famshëm. “Secili e ka mënyrën e tij se si i bënë gjërat dhe si jeton. Ne të gjithë shikojmë njëri-tjetrin, duke marrë këshilla për profesionalizmin dhe që ta largojmë mendjen nga futbolli.

Erling, sigurisht, ka metodat e tij. Është frymëzuese kur e sheh se ai po paraqitet kaq mirë. Dëshiron të kuptosh se çka po bën ai dhe të mësojmë prej saj”, ka thënë Thorstvedt. Tifozët e Norvegjisë po e shijojnë euforinë. E kanë bërë dhe po e bëjnë festën e famshme thuajse në çdo vend. Atmosfera e krijuar po i pëlqen edhe Haalandit. “Është e rëndësishme të bësh shaka.

Më pëlqen të bëj pak shaka dhe më pëlqen të argëtohem. Ky është çelësi për jetën time të përditshme – të bëj shaka dhe sigurisht të stërvitem mirë dhe të jem gati”, ka thënë sulmuesi i fuqishëm. Ai thekson se Botërori duhet të shijohet për aq kohë sa je pjesë e tij.

Burimi: Koha