Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka kanosur një person tjetër në fshatin Raçë të Gjakovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se informacionin për rastin e ka pranuar përmes linjës telefonike të premten, më . Sipas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një gëzhojë të kalibrit 7.62×39 milimetra.
I dyshuari, një burrë i moshës madhore, është arrestuar dhe e ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur në rast, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 milimetra. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.
