KFOR-i dhuron pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e

0%

Ushtarët italianë të Ekipit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), të angazhuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e zjarrfikësve të Komunës së Shtërpcës.

Sipas KFOR-it, ky donacion do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve operacionale të njësisë dhe në përmirësimin e aftësisë së saj për t’iu përgjigjur në mënyrë më efikase zjarreve dhe situatave të tjera emergjente.

Nga misioni i NATO-s është theksuar se iniciativa të tilla dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët vendorë, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Po ashtu, misioni ka bërë të ditur se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në kuadër të roleve të tyre përkatëse në fushën e sigurisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com