Aksident mes dy veturave në Prishtinë

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, pranë objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te përplasja, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare lidhur me këtë aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com