Panik në fluturimin për Munih, copat e motorit thyejnë dritaren e

0%

Një aeroplan i kompanisë Ryanair, i cili ishte nisur nga Selaniku me destinacion Munihun, u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes të premten pasi pësoi një defekt serioz në motor, kanë njoftuar autoritetet greke.

Sipas raportimeve, gjatë incidentit një fragment i motorit goditi dhe theu një dritare të avionit, duke lënduar pasagjerin që ndodhej pranë saj dhe duke shkaktuar panik te udhëtarët. Autoritetet sqaruan se, pavarësisht shqetësimeve fillestare, nuk ka pasur çarje në trupin e avionit.

Ekuipazhi e identifikoi problemin teksa aeroplani po fluturonte mbi Maqedoninë e Veriut dhe vendosi të kthehej menjëherë në Selanik. Pasi pilotët shpallën gjendje emergjente, në aeroport u aktivizuan procedurat standarde të sigurisë. Në gatishmëri u vunë zjarrfikësit, ambulancat, policia dhe shërbimet e tjera emergjente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Katër pasagjerë u dërguan në spital për trajtim dhe ekzaminime mjekësore. Pas kontrolleve, tre prej tyre u liruan, ndërsa një person mbeti nën vëzhgim mjekësor. Ndërkohë, autoritetet përkatëse të aviacionit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e defektit në motor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com