Ushtria izraelite ka deklaruar këtë premte se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit 2023. Ushtria e identifikoi palestinezin si Yahya Saeed Muhammad Hamdan, kreu i njësisë së Forcave Nukhba të Brigadave Qassam që sulmoi Reimin, një kibuc në Izraelin jugor. Ai u vra në Gazën jugore të enjten.
“Terroristi përbënte një kërcënim të menjëhershëm për forcat tona që vepronin në zonë dhe u neutralizua në një sulm ajror preciz ”, thuhet në një deklaratë. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi.
