Një anijes turistike me pasagjerë LGBTQ+ i është refuzuar hyrja në Egjipt. 2,000 pasagjerët e anijes Scarlet Lady gjetën një shënim të vendosur nën dyert e kabinës së tyre, i cili i informonte se anija po kërkonte urgjentisht porte alternative.
“Herët këtë mëngjes, na u njoftua se Scarlet Lady i është mohuar hyrja në ujërat egjiptiane”, u tha pasagjerëve Rich Campbell, drejtori ekzekutiv i Atlantis Events, grupit turistik që mori me qira anijen Virgin Voyages. Vizita në Egjipt ishte tashmë një ndryshim nga turi i planifikuar, i organizuar me nxitim pasi anijes iu refuzua hyrja në Turqi .
Ende nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për vendimin e qeverisë egjiptiane. Lundrimi 10-ditor nga Athina në Venecia u bllokua nga Turqia pasi autoritetet publikuan një deklaratë në internet duke thënë se lundrimi ishte marrë me qira “nga grupe të njohura për sjellje që nuk përputhen me strukturën e shoqërisë dhe vlerave morale”.
Ata shtuan se mbërritja e anijes ishte anuluar pasi “ngjalli shqetësim të konsiderueshëm publik”. “Nuk ka absolutisht asnjë mundësi që grupi në fjalë të vizitojë provincën tonë për një ngjarje të kësaj natyre”, thanë autoritetet turke.
