Transferim i rëndësishëm për Dellovën, vazhdon karrierën në Turqi

0%

Lumbardh Dellova do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pasi është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Amedsporit. Klubi turk ka paguar 950 mijë euro për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, duke aktivizuar klauzolën e lirimit që kishte me CSKA Sofian.

Me këtë transferim, 27-vjeçari mbyll qëndrimin e tij në futbollin bullgar, ku u dallua me paraqitje të mira në fanellën e skuadrës nga Sofja. Dellova ka firmosur kontratë trevjeçare me Amedsporin dhe pritet të jetë një nga shtyllat e repartit të mbrojtjes në sezonin 2026/27.

Në ekipin e ri, ai do të drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, ndërsa bashkëlojtarë do të ketë edhe dy futbollistët kosovarë, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com