Shpërndaje në: Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar 14 për qind më shumë të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ka rritur edhe numrin e kontrolleve dhe rasteve të zbuluara të evazionit fiskal.
Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, ka thënë se rritja e arkëtimeve tejkalon rezultatet e viteve 2024 dhe 2025, ndërsa TVSH-ja vazhdon të përbëjë mbi 37 për qind të të hyrave tatimore.
Sipas tij, kontrollet janë rritur për 35.7 për qind, ndërsa rastet e zbuluara të evazionit fiskal janë dyfishuar, raporton KP Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka realizuar rreth 16 mijë vizita në terren, duke rritur aktivitetin edhe përkundër mungesës së stafit. Ndërkohë, numri i masave ndëshkuese ndaj tatimpaguesve ka shënuar rënie, nga rreth 2 mijë e 700 në 2 mijë e 500 raste.
