Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet një pushkë dhe

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur tri lokacione në rajonin e Mitrovicës në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të kontrabandimit me migrantë. Bastisjet janë realizuar më nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra gjatë hetimeve.

Sipas njoftimit, kontrollet janë kryer në bazë të një urdhërese të gjykatës dhe kanë përfshirë shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri, shtetas i Kosovës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe tetë fishekë.

I burgosuri është sjellë nga zyrtarët korrektues për të qenë i pranishëm gjatë bastisjes dhe për t’u intervistuar. Pas përfundimit të intervistimit, ai është kthyer në Qendrën Korrektuese. Në lidhje me rastin e kontrabandimit me migrantë, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, shtetas të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhen me një rast të evidentuar më , rreth orës , në autostradën Vërmicë–Prishtinë. Rasti është iniciuar për veprat penale “Kontrabandim me migrantë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i substancave narkotike”.

Burimi: Kallxo