Në Kolumbi, një gjykatë ka urdhëruar sekuestrimin e një vile që i përkiste ish-portierit të ekipit kombëtar kolumbian të futbollit, Rene Higuita. Sipas gjyqtarëve, prona është blerë me para të pista nga karteli i bosit famëkeq të drogës Pablo Eskobar përpara se të kalonte në duart e lojtarit në vitin 1992.
Higuita, me nofkën “El Loco” është në qendër të një hetimi të nisur në vitin 2014 nga Zyra e Prokurorit për të përcaktuar prejardhjen e një shtëpie të blerë në një lagje luksoze banimi të Medellin, vendlindja e ish futbollistit 59-vjeçar dhe qendra e aktiviteteve të paligjshme të Eskobar, i cili u vra nga policia në vitin 1993.
Në një deklaratë publike, Higuita njoftoi se do të apelojë vendimin e shkallës së parë të gjykatës së Medellin që mbështeti konfiskimin e pronës së tij në lagjen El Poblado. Ish-lojtari Atletiko Nacional fillimisht pretendoi se e kishte blerë ligjërisht shtëpinë e tij në vitet 1990 me fondet e tij, duke mohuar çdo përfshirje me organizatat e trafikut të drogës.
