Federerata e Hendbollit e Kosovës po i bënë përgatitjet e fundit për dy Kampionatet Evropiane të 20-vjeçarëve që mbahen në Prishtinë. Në “Men’s 20 EHF Championship I 2026” dhe “Men’s EHF Championship II 2026” paraqiten nga gjashtë ekipe kombëtare. Ndeshjet e para janë të dielën, më 12 korrik. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë.
Të gjitha Kombëtaret e një Evropiani janë në një grup dhe zhvillohen pesë xhiro të rregullta: të dielën, të hënën, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën e javës së ardhshme. Dhe në ditën e fundit, më 19 korrik, zhvillohen ndeshjet për plasman përfundimtar. I gjashti pas fazës grupore luan me të pestin, i katërti me të tretin dhe për titull të kampionit luajnë i dyti me të parin.
I njëjti sistem garues është edhe në Evropianin II. Të dielën ndeshjet e xhiros së parë të “Men’s 20 EHF Championship II”, janë: Sllovakia – Luksemburgu (), Finlanda – Britania e Madhe (), Belgjika – Bullgaria (). Në “Men’s 20 EHF Championship I”, ndeshjet e së dielës, përkatësisht të xhiros së parë janë: Italia – Estonia (), Holanda – Kosova (), Mali i Zi – Gjeorgjia ().