Pas hulumtimit të “Kallxo Përnime”, Spitali i Pejës merr masa ndaj

0%

Një hulumtim i “ Kallxo Përnime ” i publikuar të dielën, më , shpërfaqi mungesën e pajisjeve mjekësore për operimin e prostatës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Hulumtimi zbuloi po ashtu që pacientët u referuan tek një barnatore specifike nga stafi i spitalit ndërsa çmimet mes barnatoreve kishin dallime deri në 300 euro për pajisje të njëjta.

Pas publikimit të hulumtimit reagoi Spitali i Pejës duke iniciuar hetime të brendshme për rastin zbardhjen e rastit. Një komision disiplinor ka shqiptur masë disiplinore ndaj mjekut, i cili siç kishte zbuluar “Kallxo Përnime”, kishte referuar një pacient që të shkonte në një barnatore specifike të blinte pajisje mjekësore.

“Pas zhvillimit të procedurës disiplinore dhe shqyrtimit të të gjitha rrethanave të rastit, Komisioni Disiplinor ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore ndaj punonjësit përgjegjës, respektivisht zvogëlim të pagës në lartësi prej 20% për një periudhë prej tre (3) muajsh, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë” – thuhet në një përgjigje të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky institucion shëndetësor nuk e ka zbuluar emrin e mjekut të përfshirë në këtë rast. “Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se procedura disiplinore është përfunduar dhe është marrë vendim nga organet kompetente të institucionit.

Megjithatë, në respektim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të punonjësve, Spitali nuk mund të bëjë publik identitetin e punonjësit ndaj të cilit është zhvilluar procedura disiplinore” – thuhet më tej në përgjigje.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka komentuar edhe pretendimet e pacientit, i cili kishte deklaruar se mjeku e kishte referuar të shkonte tek një barnatore private vetëm pak minuta para se pacienti të futej në operim.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë vlerëson se pacientët duhet të informohen në kohë dhe në mënyrë të plotë për çdo rrethanë që mund të ndikojë në realizimin e trajtimit të tyre, në përputhje me të drejtat e pacientëve, standardet profesionale dhe legjislacionin në fuqi” – thuhet në përgjigje.

“Gjatë procedurës së verifikimit të rastit, mjeku i përfshirë ka deklaruar se pacienti dhe familjarët e tij kanë qenë të informuar paraprakisht për të gjitha aspektet e trajtimit, përfshirë edhe mungesën e materialeve të caktuara, dhe se nuk qëndron pretendimi se pacienti është njoftuar vetëm pak minuta para operimit” – thuhet në fund të përgjigjes. ‘Pazaret’ me pajisje mjekësore në Pejë Hulumtimi i publikuar të dielën, më në “Kallxo Përnime” zbuloi se çmimet e pajisjeve mjekësore për operimin e prostatës, që mungojnë në Spitalin e Pejës, u rekomanduan nga stafi mjekësor që të bliheshin në një barnatore specifike.

Në fund të muajit qershor, një pacient nga Peja ishte paraparë t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në prostatë. Por, vetëm pak minuta para se të hynte në sallën e operimit, familjarët e tij morën një kërkesë nga stafi mjekësor.

Përmes një letre të bardhë, të cilën e ka siguruar “Kallxo Përnime” dhe e cila nuk ishte një recetë standarde me logo dhe vulë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, stafi shëndetësor kishte rekomanduar blerjen e një prerëse, një rollne, Inspirol dhe kateterit, pajisje mjekësore të nevojshme për kryerjen e operacionit të prostatës.

Në fund të letrës ishte shënuar edhe emri i një barnatoreje private, “Begolli Pharm”.Të gjendur para kësaj situate, vetëm pak minuta para operimit, familjarët shkuan për t’i blerë pajisjet, të cilat kushtuan gjithsej 548 euro e 50 centë.

Burimi: Kallxo