Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka bërë publik armën që mori si dhuratë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Samitit të NATO-s në Ankara. Arma, një Gümüşay .357 Magnum e prodhuar në Turqi, ishte vendosur në një kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s. Mbi të ishte gdhendur emri i Pellegrinit, ndërsa dhurata përfshinte edhe gjashtë fishekë.
E njëjta dhuratë iu dha të gjithë liderëve pjesëmarrës në samit. Videoja e publikuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa dhurata e pazakontë ka ngjallur debat edhe për vështirësitë ligjore të transportit të armëve në disa vende evropiane.
