Ndalohet për kontroll një veturë Lamborghini në Ferizaj, sekuestrohet

0%

Të enjten rreth orës , njësia e patrullës e stacionit policor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli”, ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini. Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S., ( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me tetë fishekë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi