“Një armë dhe gjashtë fishekë” – çfarë bënë liderët e NATO-s me

0%

Liderët e shteteve anëtare të NATO-s u habitën kur zbuluan se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u kishte ofruar secilit prej tyre nga një armë si dhuratë pas samitit në Ankara. Secili udhëheqës mori një kuti druri që përmbante një armë të vjetër me emrin e tyre të gdhendur dhe 6 plumba.

Imazhet e shpërndara tregonin atë që dukej të ishte Gumusay .357 Magnum, një armë e rrallë me gjashtë fishekë e prodhuar nga prodhuesi turk i armëve MKE në vitet 1990.

Ishte vendosur në një kuti prej druri, të veshur me të zezë, me flamurin e Turqisë dhe logon e NATO-s, si dhe një pankartë me mbishkrimin “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin tonë” në turqisht dhe anglisht. Krahas armës kishte gjashtë fishekë të mbushur dhe një shënim që i përjashtonte armët nga kontrollet e eksportit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por çfarë bën një udhëheqës botëror me një armë dhe gjashtë plumba? Kjo ishte enigma me të cilën u përballën udhëheqësit e NATO-s pasi morën dhuratën e pazakontë. Disa revolverë, përfshirë ato që i përkisnin kryeministrit britanik Keir Starmer, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrit holandez Rob Jetten, kanë mbetur për momentin në kryeqytetin turk.

Në varësi të ligjeve në fuqi, transportimi i armëve të zjarrit nuk është aspak i thjeshtë, veçanërisht kur ato janë plotësisht funksionale. Çfarë thanë udhëheqësit për armët? Kryeministri britanik Keir Starmer ishte i pari që e përmendi këtë.

Gjatë fluturimit të kthimit nga Ankaraja – ku udhëheqësit e NATO-s ishin mbledhur për dy ditë – Starmer tha se ai dhe të tjerët morën një revolver me emrat e tyre të gdhendur. Zëdhënësi i kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez tha se të gjithë udhëheqësve u ishte dhënë i njëjti model, me emrat e tyre të gdhendur.

Presidenti sllovak Peter Pellegrini u tregoi gazetarëve dhuratën e dhënë gjatë udhëtimit me aeroplan për në shtëpi. Kryeministri belg, Bart De Wever, ia dorëzoi të tijën policisë së aeroportit të Brukselit për ta siguruar në një kasafortë.

Një ndihmës i presidentit polak Karol Nawrocki tha se revolveri i tij po priste zhdoganimin në Aeroportin e Varshavës dhe do të mbahej në një vend të përshtatshëm “në mënyrë që të ishte së pari i sigurt dhe së dyti i respektuar si dhuratë”. Zyrat e kryeministrave holandezë dhe suedezë thanë se revolverët e tyre ishin dërguar në ambasadat përkatëse në Ankara.

Revolveri holandez duhej të çaktivizohej, ndërsa ai suedez priste dokumentet e importit. Revolveri i kryeministres italiane Giorgia Meloni po ruhet tashmë në selinë e qeverisë, Palazzo Chigi, së bashku me dhurata të tjera shtetërore.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka ndërmend t’ia dhuronte të sajën një muzeu ushtarak, ndërsa udhëheqësi i Greqisë planifikon t’ia dhurojë të tijën Muzeut të Luftës në Athinë. Kryeministri kanadez Mark Carney tha se në fakt nuk e kishte parë pistoletën, por ajo mund të përfundonte në muzeun kombëtar të luftës.

Carney e mori revolen me vete, por i la municionet në Turqi. Ndërsa është shumë e zakonshme që krerët e shteteve të shkëmbejnë dhurata të ndryshme gjatë takimeve ose samiteve, shkëmbime të tilla rrallë kërkojnë masa paraprake. Industria moderne e armëve të dorës në Turqi përqendrohet kryesisht në armët gjysmëautomatike, duke e bërë Gumusayn një kuriozitet për koleksionistët.

Sipas Sondazhit të Armëve të Vogla me seli në Gjenevë, Turqia ishte eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve të vogla midis viteve 2019 dhe 2024, me eksporte që arrinin në total rreth 3 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe, pas SHBA-së dhe Italisë.

Burimi: Telegrafi