Detaje nga vr*sja me a*më në Kurbin, 40-vjeçari u q*llua pranë hyrjes

0%

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Kurbin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilirjan Lika. Sipas të dhënave paraprake, viktima u qëllua me armë zjarri pranë hyrjes së pallatit ku banonte, menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij. Pas të shtënave, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

I plagosur rëndë, 40-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Laçit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai njihej me katër mbiemra, ndërsa e kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.

Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot