Shpërndaje në: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend ku pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Kurti ka thënë se pret që takimet me krerët e partive të jenë konstruktive. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojme institucionet”, ka thënë ai shkurt për mediat para se të futej në objektin e Kuvendit.
Pasdite Kurti do ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. T akimet mbahen në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
