“Erdogan vërtet një njeri i madh”, Trump pas samitit të NATO-s:

0%

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video në X, ku presidenti amerikan, Donald Trump, flet për Samitin e NATO-s në Turqi, duke e cilësuar atë si një sukses të madh. “Sapo përfunduam një Samit shumë të suksesshëm të NATO-s këtu në Turqi dhe dua të falënderoj presidentin Erdogan, i cili është vërtet një njeri i madh. Ai është një udhëheqës i shkëlqyer”, dëgjohet të thotë Trump.

“Dua gjithashtu të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Ruta. Mark është një person i jashtëzakonshëm, i zgjuar dhe një udhëheqës i madh. Nuk është e lehtë të drejtosh kaq shumë liderë”, shtoi ai. A successful 2026 NATO Summit. 🇺🇸 President Donald J.

Trump announced a surge in Allied defense investment, creating new opportunities for American companies and thousands of high-paying jobs. pic.twitter.com/jyFI9OxMKP — The White House (@WhiteHouse) July 10, 2026 Nga Ukraina te Ballkani Perëndimor, Telegrafi sjell gjithçka që ndodhi në Samitin e NATO-s në Ankara Presidenti amerikan tha se gjatë samitit zhvilloi bisedime me disa liderë botërorë, përfshirë takime dypalëshe me presidentin Erdogan, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderin sirian Ahmed al-Sharaa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Trumpit, në çdo bisedë ishte e qartë se “Amerika është rikthyer” dhe se ajo është “më e fortë, më e madhe dhe më mirë se kurrë më parë”. Video përfundon me fjalët: “Ky ishte një samit jashtëzakonisht i suksesshëm. Dua vetëm të them se në atë sallë kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme miqësie dhe vullneti të mirë”.

Burimi: Telegrafi