Qumështi i papërpunuar, i pazëvendësueshëm në tavolinën e Haalandit

0%

Shpërndaje në: Erling Haaland është një prej emrave më të përfolur të Botërorit 2026. Ai ka udhëhequr Norvegjinë drejt çerekfinales me Anglinë. Pos golave, ylli po bën bujë me qëndrueshmërinë fizike në fushë. Për këtë meritat i ka përditshmëria jo fort e zakonshme e një futbollisti si shtatgjati 25-vjeçar.

“Dita në jetën e një futbollisti profesionist” titullohej episodi i kanalit të tij në YouTube që pati nxitur debat lidhur me superyllin e futbollit, Erling Haaland. Ylli i Norvegjisë aty fliste për rutinën e përditshme, për kënaqësinë e gatimit dhe ngrënies së një lloji të biftekut. 25-vjeçari në të fliste edhe për dëshirën e tij për të pirë qumësht të papërpunuar, të papasterizuar.

Qumështi i papërpunuar nuk mund të blihet në dyqane e supermarkete në Angli ku ai luan me Manchester Cityn, por shitja e tij është e ligjshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Agjencia e Standardeve Ushqimore (FSA) thotë që ky qumësht “mund të përmbajë baktere të dëmshme që mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi” dhe për këtë arsye nuk duhet të konsumohet nga njerëz me sistem imunitar më të dobët, duke përfshirë personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Por pse Haalandi ka vendosur për këtë qumësht dhe a ka implikime më të mëdha?

Haalandi është incizuar duke vizituar një fermë në Cheshire për të bërë furnizimin me qumësht të papërpunuar. Ai i referohet qumështit si “superushqim” dhe beson se është “i mirë për stomakun, lëkurën, eshtrat dhe muskujt”. “Kjo është arsyeja pse e pi”, pati thënë Haalandi në videon e mëhershme. Norvegjezi e pi një gotë të këtij qumështi çdo mëngjes dhe një tjetër pas stërvitjes.

Kështu ka vepruar gjithnjë. Haaland mendon se qumështi i papërpunuar e bën më të shëndetshëm, që është shumë e rëndësishme për një sportist në kulm të karrierës. Në thelb, është më shumë zgjedhje jetësore e tij sesa zgjedhje e bërë duke u bazuar në ushqyerjen sportive.

VIDEO: Pjesa më e madhe e qumështit që pihet në Mbretërinë e Bashkuar trajtohet me nxehtësi, ose pasterizohet, për të mbytur bakteret e dëmshme. Qumështi i papërpunuar, e që është për pije, nuk trajtohet në të njëjtën mënyrë. Pasi merret nga kafsha, vendoset direkt në shishe, pa asnjë trajtim tjetër.

Qumështi i papërpunuar duhet të jetë vetëm i kafshëve që nuk kanë sëmundje dhe nga ferma që u përmbahen rregullave të higjienës. Femrat inspektohen dy herë në vit. Në Angli është rritur konsumimi i qumështit të papërpunuar, pasi njerëzit besojnë se ka përfitime shëndetësore. Nga agjencia thonë që ka pak prova të besueshme shkencore që e mbështesin këtë.

Pasi Haaland e publikoi videon, ferma ku ai bën furnizim është vërshuar nga kërkesat. Dhe ato pritet të rriten edhe më shumë.

Burimi: Koha