U mbushën plot 40 ditë nga protestat patriotike të rinisë heroike shqiptare që po mbahen në Tiranë. Kauza kryesore e kësaj Lëvizjeje Historike më të madhe në historinë e Shqipërisë është kauza gjithkombëtare shqiptare, është pariotizmi dhe Shqipëria etnike , është kauza: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhëtarëve.
Shqipëria etnike është e vetëm shqiptarëve dhe jo e synimeve shoviniste te grekëve dhe sllavëve,shtete këto të ngritura mbi trojet shqiptare të cilave Europa matrapaze dhe shqiptarofobe lejoi genocidin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare dhe ua dhuroi tokat e shqiptarëve sllavëve dhe grekëve.
Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është pronë e tradhëtarëve , dhe as e atyre që bëjnë pazare dhe shesin troje shqiptare.
Shqipëria , Kosova dhe trojet shqiptare janë të shqiptarëve, janë të shqiptarëve të Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës,Isa Boletinit, Idriz Seferit, të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për Shqipërinë, Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare i kanë trashëguar dhe do t’i trashëgojnë në përjetësi shqiptarët dhe askush tjeëtër.
Për këtë Shqipëri që kërkonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kryengritjet e mëdha për pavarësinë Kombëtare dhe për Shqipërinë e Bashkur që luftuan e sakrifikuan më shumë se 100 vite shqiptarët e Kosovës, për Shqipëinë e Bashkuar që luftoi UÇK e Adem Jasharit , për këtë Shqipëri të bashkuar proteston fuqishëm sot në Tiranë rinia patriotike shqiptare.
Këto protesta patriotike janë shëmbulli më i mirë i pjekurisë dhe guximit rinor, janë shëmbulli më i mirë i unitetit kombëtar shqiptar kundër intrigantëve dhe atyre që mundohen të përcajnë shqiptarët, janë shëmbulli më i mirë i forcës, vitalitetit dhe të qëndresës heoike të shqiptarëve për dinjitet njerëzor, patriotik, kombëtar dhe atdhetarizmi heroik.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua për të mbrojtur Shqipërinë nga grabitja dhe coptimi i trojeve shqiptare, Luftrat heroike për Pavarësinë e Shqipërisë ishin luftra dhe përpjekje për shtetin Shqiptar ku të përfshiheshin brënda tij të gjitha trojet shqiptare, Lufta e UÇK-së ishte për Bashkimin kombëtar, dhe ku e gjejnë dhe kush ua jep të drejten tradhëtarëve të sotëm që për interesa personale ta nxjerrin “Shqipërinë në shitje” dhe atyre të cilët u falën troje shqiptare Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe që deshën madje ta ndajnë Kosovën?
