Te Maroku pranojnë se u mposhtën nga përfaqësuesja më e mirë

0%

Shpërndaje në: Te Maroku kanë shpresuar se do të avancojnë në gjysmëfinale të Botërorit, por kanë thënë se duhet të pranojnë humbjen nga përfaqësuesja më e mirë. Franca kaloi në gjysmëfinale duke fituar 2:0 ndaj Marokut, të enjten mbrëma. Përzgjedhësi Mohamed Ouahbi ka thënë se përfaqësuesja e tij ka lënë përshtypje të mirë, ndonëse u mposht nga Franca në turneun e dytë rresht.

“U kam thënë lojtarëve të mbajnë kokën lart, pasi kemi dhënë çdo gjë. Kemi dhënë më të mirën, por duhet ta vlerësojmë situatën për të pëpraruar. Është thelbësore”, ka thënë Ouahbi. “Nuk mund thjesht të themi se jemi të lumtur dhe krenar me paraqitjen tonë. Duhet të ecim përpara dhe për të bërë këtë duhet të jemi objektivë, të jemi vetëkritikë dhe t’i qasemi situatës”.

Maroku nuk ka shfaqur ndonjë rrezik për portën franceze thuajse gjatë gjithë ndeshjes. “Jemi të dëshpëruar, por pjesa e parë ishte shumë e vështirë. Franca ishte shumë e mirë me top. Ka pasur topin në shumicën e kohës, ndërsa na bëri probleme si në krah ashtu edhe në qendër”, ka vazhduar selektori Ouahbi. Ai ka theksuar se tranzicioni i Marokut nuk ishte i duhuri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ka bërë që marokenët të detyrohen të vrapojnë më shumë, ndërkohë që francezët ishin komod. “Duhet të pranojmë që francezët kanë ekip të mirë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe kishin më shumë raste të mira për gol. Na munguan idetë dhe freskia që të bëjmë më shumë kur e kishim topin. Duhet ta pranojmë këtë humbje.

Është vështirë të flitet menjëherë pas ndeshjes, por është vështirë të flitet edhe për keqardhje kur kemi arritur në çerekfinale”. Maroku katër vjet më parë ishte në gjysmëfinale, ku u ndal nga Franca.

Burimi: Koha