Ekskluzive | Hajnat godasin kompaninë e fasadimit në Vushtrri,

0%

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Vushtrri, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të madhe skelash dhe materialesh ndërtimore nga një kompani që po kryente punime fasadimi, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se vjedhja ka ndodhur në rrugën “ Skënderbeu ”, në intervalin kohor nga 7 korriku, ora , deri më 9 korrik, ora .

Siç mëson Sinjali, rastin në Polici e ka denoncuar A.O. rreth 45 vjeç, menaxher i kompanisë “ Duli ” SHPK, e cila ishte duke kryer punime në fasadimin e ndërtesave në atë zonë. Sipas denoncimit, hajnat kanë arritur të marrin: 60 skela shkelëse, 70 rama skelash, 100 pjesë lidhëse të skelave, si dhe 30 pako stiropor.

Të gjitha skelat, sipas ankuesit, kanë qenë të palosura në momentin e vjedhjes. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dëmi material i shkaktuar nga kjo vjedhje vlerësohet të jetë nga 17 mijë deri në 20 mijë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të Stacionit Policor në Vushtrri dhe Hetimet Rajonale, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë nisur veprimet për identifikimin e autorëve. Me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com