Manzambi nuk do të luajë ndaj Argjentinës

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se mesfushori Johan Manzambi nuk do të luajë ndaj Argjentinës. “Mungesa e Manzambit është goditje e madhe. Ai e kishte momentin në anën e tij. Për fat të keq, nuk mund të luajë. Do ta kompensojmë këtë si ekip”, deklaroi Yakin. Manzambi është golashënuesi më i mirë i Zvicrës deri tash. Ai ka realizuar tre gola e ka asistuar dy herë.

Burimi: Koha